Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke bërë shëtitje në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, ndërkohë që sot pritet të jepet një vendim nga Gjykata Kushtetuese rreth shkarkimit të tij.
Meta, duket i qetë teksa shëtit në afërsi të digës së liqenit artificial në kryeqytet.
“Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!” ka shkruar Meta sipër fotos të publikuar në facebook.
Kujtojmë se në këto momente, Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendim rreth kërkesës së Parlamentit për shkarkimin e Presidentit./arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?