Banorët që do u shembet banesa pasi kalon gjurma e projektit të unazës së re do të strehohen në banesat sociale në Shkozë.
Por nga një vëzhgim i Ora News shumë nga këto apartamente kanë lagështirë.
Asllan Hasaj jeton me bashkëshorten dhe fëmijët. Ata janë zhvendosur tre vjet më parë dhe paguajnë një qera prej 7 mijë lekësh dhe këtu nuk përfshihet kostoja e ujit apo e energjisë.
“Nuk më behet zemra të vij fare në shtëpi. Më duket sikur jetoj në çadër se fryn era kudo, tavani rrjedh.”-thote banori.
Nga dera në derë kushtet janë të njëjta.
Yllka thotë se lagështira që ka mbuluar muret e banesës ka përkeqësuar gjëndjen shëndetësore të bashkëshortit i cili dergjet në shtrat vitet e fundit.
Qeraja, thotë Yllka është e lartë krahasuar me të ardhurat.
Pronarët e përkohshëm të saj nuk ngurojnë të shprehin me zë shqetësimet e tyre pasi thonë se presionet për t’i nxjerrë nga banesa janë të shpeshta.
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...