Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me publikim e disa pamjeve nga terrenet më të reja sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se ambientet e reja sportive në Gjirokastër janë investim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri teksa theksoi se janë mirëpritur nga të rinjtë.
“MIRËMËNGJES dhe me terrenet e reja sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku janë krijuar kushtet fantastike për të rinjtë, duke mirëpritur edhe ndeshjet ndërmjet ekipeve sportive të qarkut, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...