Kushuriri i kishte lënë me mirëbesim çlësat e shtëpisë dhe kishte ikur në Greqi me familjen, por 59-vjeçari e përdori si magazinë droge.
Policia. pas një telefonate anonime, zbuloi 90 kg kanabis dhe fishekë në shtëpinë e H.X. Si rrjedhim, ndaloi kushurin e tij Hajri Dervishi, 59 vjeç dhe e shpalli në kërkim të zotin e saj.
Policia njoftoi se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij.
Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë. Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.
U bë ndalimi i shtetasit (presoni që mirëmbante shtëpinë), Hajri Dervishi, 59 vjeç, banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.X. (pronari i shtëpisë).
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit e kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...