Kushërinjtë e ministrave shqiptarë merren me trafik? Flet gazetari Jetmir Olldashi

23:56 | 22 Maj 2018
Trina Galanxhi

Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se dëshmitari X në Vlorë, ka përmendur edhe emrat kushërinj të ministrave që merren me trafik droge.

Olldashi: Babalja kishte përmendur edhe kushërinj ministrash në detyrë të përfshirë në trafik. Fati e deshi që të kapej me të. Në një moment tjetër mund të shkojmë të bëjmë një investigim tjetër.

Ata janë të famshëm në Vlorë, janë njerëz me ndërtime, kanë biznese. Ata të tjerë nuk patëm kohë t’i takojmë.

Zheji: Për cilat ministra?

Olldashi: Për disa ministra. Nuk i kam të konfirmuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme