Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, e njohur ditët e fundit pas skandalit të fushatës në ambjentet e Kishës së Kurjanit, vijon kërcënimet ndaj administratës publike në qytetin që drejton me qëllim pjesëmarrjen në votimet të 30 qershorit.
Siç denoncon edhe një drejtor shkolle, dje, gjatë një mbledhjeje në Zyrën Arsimore Roskovec është urdhëruar që, të gjithë drejtorët nën juridiksionin e saj të marrin me detyrim në votime ditën e dielë.
“Në raste se nuk do të votojnë do të jenë të gjithë të pushuar nga puna. Nuk ka poshtërim më të madh për ne kur kërcënohemi në këtë formë. Ndihemi të përshtyrë në fytyrë”, shkruan drejtori.
Denoncimi
“Jam Drejtor i nje shkolle ne Njesine Administrave Strum, Bashkia Roskovec. Dua te bej nje denoncim publik ne keto dite tmerri para zgjedhjeve. Une personalisht, nuk e dua Majlinden, ose me sakte e urrej me shpirt por e degjoj nga halli. Ul koken nga halli dhe bejme sikur nuk kuptojme.
Sillemi sikur nuk dime sepse kemi femije dhe familje. Majlinda ne bashkepunim Brikena Hajdinin(ose siç e njohin ne gjimnaz, drejtoresha 50 mijelekshe). Ne ambjentet e ZA-Roskovec, ne nje mbledhje urgjente te organizuar dje ne oren 15:00 ka urdheruar te gjithe drejtoret shkollave nen juridiksionin e Bashkise Roskovec qe ne dt.30/06/2019 te marin pjese ne votime.
Ne raste se nuk do te votojne do te jene te gjithe te pushuar nga puna. Nuk ka poshterim me te madh per ne kur kercenohemi ne kete forme. Ndihemi te pershtyre ne fytyre. Jua kerkoj me zemer, ndaloni votime ne 30 qershor, qe edhe ne te jetojme te qete. Edhe diçka te fundit, Jo te gjithe drejtoret e shkollave jane te majte apo duan Majlinden.Faleminderit!”
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...