Njëqind ditët e para të qeverisë ‘Rama 2’ përkojnë edhe me zbatimin e platformës unike për bashkëqeverisjen me qytetarët.
Shqiptarja.com publikon raportin e parë të bilancit dhe treguesve të zbatimit të platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, për periudhën dymujore 6 tetor-6 dhjetor 2017.
Një tregues i rëndësishëm i pasqyruar në raport është edhe numri ankesave të qytetarëve sipas ministrive të linjës. Me anë të një dritareje të posaçme në platformë, qindra qytetarë, në harkun kohor të dy muajve, kanë shprehur qëndrimin e tyre kritik lidhur me reformat, projektet dhe çështje të aktualitetit të qeverisjes, me qëllim për të luftuar sëbashku me qeverinë sjelljen abuzive të strukturave të shtetit ose zyrtarëve të caktuar lidhur.
Ky tregues mund të jetë gjithashtu në bazë për kryeministrin Edi Rama, për të ndërmarrë reformat më radikale dhe emergjente, në sektorët më problematikë, të pasqyruara në raport.
Ankesat
Sipas raportit dymujor të zbatimit të platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, numri më i madh i ankesave të regjistruara është për Ministrinë e Drejtësisë, e drejtuar nga Etilda Gjonaj, e ndjekur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e drejtuar nga Lindita Nikolla.
Për Ministrinë e Drejtësisë dhe organet në varësi të saj, janë regjistruar 255 ankesa, nga të cilat janë trajtuar 133 ankesa, ndërsa 122 janë në proces. Siç duket, ankesat i referohen kryesisht zyrave të regjistrimit të pasurive dhe legalizimeve, sektorë të cilët janë në varësi të kësaj ministrie.
Për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe për sektorët në varësi të saj, janë regjistruar 150 ankesa, nga të cilat 116 janë trajtuar, ndërsa 34 janë në proces. Sipas raportit të parë të bashkëqeverisjes me qytetarët, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, rezulton më e suksesshmja, në raport me trajtimin, por edhe me numrin e pakët të ankesave. Për Ministrinë e Mbrojtjes dhe organet në varësi të saj janë regjistruar 17 ankesa, ku 16 janë zgjidhur.
Ndërkaq, për Ministrinë e Shtetit për Diasporën, me në krye Pandeli Majkon, nuk ka asnjë ankesë, ndoshta edhe për shkak se kjo ministri sapo është krijuar. Ndërkaq, ministritë me më pak ankesa janë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me në krye Ditmir Bushatin me pesë ankesa dhe Ministria për Kulturën me 8 ankesa.
Nga ana tjetër, Kryeministrisë i janë drejtuar një numër i madh qytetarët për të zgjidhur problemet e tyre me administratën dhe organet në varësi të saj. Sipas raportit, Kryeministria ka trajtuar dhe zgjidhur 158 ankesa, ndërsa 59 ankesa janë në shqyrtim.
Lista
Lista vijon me Ministrinë Financës dhe Ekonomisë, me 92 ankesa të trajtuara dhe 49 në proces, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë regjistruar 135 ankesa, nga të cilat 91 të trajtuara dhe 44 në proces, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë regjistruar 87, ankesa, nga të cilat 80 janë trajtuar, ndërsa 7 janë në proces.
Raporti, numri i ankesave sipas ministrive
Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, 133 ankesa të trajtuara, 122 në proces
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, 116 ankesa të trajtuara, 34 në proces
Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, 92 ankesa të trajtuara, 49 në proces
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, 91 ankesa të trajtuara, 44 në proces
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, 64 ankesa të trajtuara, 58 në proces
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, 80 ankesa të trajtuara, 7 në proces
Ministria e Brendshme, Fatmir Xhafaj, 42 ankesa të trajtuara, 29 në proces
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, 14 ankesa të trajtuara, 6 në proces
Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, 16 ankesa të trajtuara, 1 në proces
Ministria e Kulturës, 5 ankesa të trajtuara, 3 në proces
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, 5 ankesa të trajtuara
Ministria e Shtetit për Diasporën, 0 ankesa
12 mendime në lidhje me projektbuxhetin e 2018
-5 propozime janë për shtimin e investimeve në sektorin e bujqësisë;
-1 propozim është për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes;
-1 propozim është për investimet në infrastrukturën e rrugëve dhe hekurudhave;
-1 propozim është për rritjen e pensioneve dhe ndihmave për personat me aftësi të kufizuar;
-1 propozim është për rritjen e numrit të të punësuarve;
-1 propozim është për më shumë investime në fushën e shëndetësisë;
-1 propozim është për më shumë investime në fushën e arsimit;
-1 propozim është për më shumë investime në përmirësimin e kushteve të mjedisit.
Kërkesa për të shërbyer në administratën publike
Ministria e Drejtësisë, 24 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 15 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 14 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 18 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, 13 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 22 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Ministria e Brendshme, 10 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 36 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Ministria e Mbrojtjes, 0 kërkesa
Ministria e Kulturës, 4 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, 18 kërkesa nga qytetarët për t’u punësuar
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...