Një bandë e rrezikshme e tregtarëve të drogës është shpërbërë plotësisht me arrestimin e të gjithë anëtarëve dhe “kokës” së grupit, 36 vjeçarin nga Vlora, Irfan Ymeraj.
Mediat italiane shkruajnë se ai është arrestuar pak ditë më parë pas bashkëpunimit me Interpolin, ndërsa ishte në arrati prej rreth dy vite e gjysmë.
Nga hetimit kompleks që çoi në dhjetë dënime për trafik, kontrabandë, vjedhje dhe marrje të sendeve të vjedhura në mars 2016, autoritetet hetimore kanë nisur punën për të zbuluar se kush furnizonte anëtarët e grupit të kokainës.
Nga përgjimet është zbuluar se anëtarët e organizatës kriminale kanë takuar disa shqiptare pas specifikuar emrat e tyre. E kjo çoi më pas në zbulimin e furnizuesit.
Kështu, më 22 mars 2014, është arrestuar shtetasi italian Antonio Cerbi, në makinën e të cilit u gjetën gjysmë kile kokainë e 17 mijë euro para të gatshme.
Më 18 dhjetor 2014 u arrestuar shqiptari Iris Misku, i cili u kap me një pistoletë të vjedhur, ndërsa ishte akuzuar për drogës. Në vitin 2015, një tjetër shtetas italian u kap me 22 kg kanabis të ndarë në 20 pako të fshehur me kujdes në pjesën e aribegut të makinës.
Ndërkohë, më 2 maj të atij viti është ndaluar Ylli Misku (vëllai i Irisit), i cili u kap me 3 kg hashash në Piacenzan Perëndimore.
Dalëngadalë, në burg përfunduan edhe pjesëtarë të tjerë të grupit, por apelit i mungonte Irfan Ymeraj, një figurë e shquar që furnizonte shpërndarësit e kokainës në Pavia, Novara dhe Alessandria. 36 vjeçari ishte arratisur në gusht 2015.
Ymeraj është tashmë nën hetim në Imperia, Varese dhe Como.
Më 21 tetor, 2015, ndaj tij lëshohet një urdhër kërkimi ndërkombëtar dhe pas hetimeve të mëtejshme rezultoi që ai jetonte në Vlorë.
Sipas mediave italiane, shqiptari kishte dy emra, ndërsa qarkullonte në Vlorë me dy automjete.
Sipas hetuesve, banda ishte e organizuar mjaft mirë, ndërsa furnizonte konsumatorët me rreth 100 gram kokainë në javë.
Aktiviteti hetimor i nisur në 2014, u përmbyll pas tri vitesh me arrestimin e 7 pjesëtarëve të organizatës.
Përveç trafikut të drogës, banda akuzohet edhe për të paktën 50 vjedhje në banesa, dyqane, shtëpi pleqsh, etj.
Shqiptari ai është arrestuar më 11 maj 2017 në shtëpinë e tij, ndërsa është në pritje të ekstradimit.
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier