Mësymja e RENEA-s mbrëmjen e së enjtes në Elbasan nuk ishte për të shoqëruar persona të çfarëdoshëm. Në pranga u vu 34-vjeçari Erion Alibej (Dylgjeri) i njohur edhe si Andrea Alibej që akuzohet se ka porositur 2 vrasje muajt e fundit në këtë qytet. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në 20 korrik të këtij viti dhe 9 ditë pas tij, vrasjen e Regis Runajt.
Personi që ka ndihmuar policinë në zbardhjen e këtyre vrasjeve është E.H. që ka firmosur një kontratë bashkëpunimi me drejtësinë. Ai ka rrëfyer se u pagua nga Erion Alibej dhe Xhuljano Hoxha me disa mijë euro për të vrarë Regis Runajn. Pasi kishin konsumuar kokainë ishin nisur me biçikletë në rrugën e varrezave ku edhe ai kishte shfrytëzuar errësirën për ta qëlluar disa herë me thikë Runajn. E.H. ka rrëfyer se më pas kishte punuar duke ruajtur lëvizjet e Emiljano Ramazanit që ishte mik me Runajn.
Në 29 korrik edhe Ramazani u qëllua për vdekje përpara shtëpisë së tij. E.H. ka treguar se ai së bashku me Xhuljano Hoxhën dhe Seit Manahasën kanë ekzekutuar Emiljano Ramazanin. Ka dyshime se Erion Alibej ka organizuar edhe vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela një ditë më parë në këtë qytet.
Kush është Erion Alibej.
34-vjeçari është vëllai i Endrit Alibej i njohur me nofkën “Tarzani” ose “Tino” i ekzekutuar në një atentat të tipit mafioz në 29 dhjetor 2018 në dalje të Elbasanit. Ai u qëllua në sy të familjarëve të tij së bashku me Arben Dylgjerin, kushëririn e tij dhe një turk të identifikuar si Erdal Durunay. 3 personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të 5 grave dhe 3 fëmijëve. Viktimat u qëlluan me kallashnikov sapo hipën në makinë ndërsa 2 makina të tjera me familjarët i ndiqnin nga pas.
Viktimat
Prishja e pazareve të drogës jashtë vendit dyshohet se është ajo që vijon që të marrë jetë njerëzish në Elbasan. Erion Alibej që përdorte disa emra dhe mbiemrin e nënës për t’u fshehur nga drejtësia është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, italiane, por edhe holandeze. Ai ka qenë i dënuar në Itali me 4.5 vite burg për trafik kokaine. U arrestua në Torino në 2013 së bashku me vëllanë Endrit Alibej dhe disa anëtarë të tjerë të bandës, ndërkohë që pasi shleu dënimin u rikthye në vend.
Sipas policisë italiane të dy vëllezërit drejtonin një grup te trafikut të drogës nga Holanda drejt veriut të Italisë. Sipas dosjes italiane dy vëllezërit të konsideruar si koka e grupit u vendosën në përgjim në gusht të vitit 2011 pasi dyshoheshin për trafikim dhe shpërndarje droge në veri dhe në qendër të Italisë. Po sipas dosjes hetimore dy vëllezërit kishin kontakte të shumta si me furnizuesit e lëndës narkotike ashtu edhe me blerësit.
Përgjimet shkuan deri në Amsterdam ku Endrit Alibej shfaqej duke bërë pazare droge me një bashkatdhetarin shqiptar te identifikuar nga policia italiane me emrin Astrit. Në grupin që u godit në Itali në 2013 ka pasur shqiptarë, afrikanë dhe italianë, kokaina trafikohej nga Holanda në Itali.
Por edhe në Shqipëri duket se aktiviteti ka vijuar. 2 vite e gjysmë më parë u arrestua për një plagosje dhe tani ndodhej në arrest shtëpie. Ai akuzohet se plagosi Xhon Rustën, i njohur si kushëriri i Suel Çelës. Edhe pse në arrest shtëpie duket se nuk e ka penguar që të porosiste (të paktën) tre vrasje./lapsi.al/
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe