Benard Dino, një 36 shqiptar, është akuzuar për vrasje dhe dy tentim vrasjeje të bashkatdhetarëve të tij në vitin 2014 në Ixelles të Belgjikës. Ai tashmë ka dalë përpara gjykatës dhe krimet lidhen me botën e prostitucionit.
Ekspertët psikiatër thanë të hënën pasdite para Gjykatës Assizes të Brukselit se i akuzuari nuk ka qenë në rrezik për shoqërinë. Ata e përshkruajnë shqiptarin si njeri të ashpër.
“Ne patëm një intervistë me z. Dino më 3 nëntor 2014, pak më pak se një muaj pas arrestimit të tij. Ai shpjegoi se pas incidentit, kishte ikur në Gjermani dhe pastaj u kthye në Shqipëri. Ai shpjegoi se kishte marrë goditje nga të gjitha anët, dhe duke qenë i tmerruar kishte vepruar instinktivisht për t’u mbrojtur”, thanë ekspertët.
“Përmes versionit të tij, ai paraqitet si një viktimë dhe nuk tregon të ketë bërë faj. Ai është shprehur se ishte në shok nga vdekja e njërit prej personave. Ai ka një personalitet relativisht normal”, thanë më tej.
Kush shkaktoi luftën?
Benard Dino është akuzuar për therjen e tre burra, më 28 prill 2014 rreth orës 23:30. Njëri prej tyre, Ermir Bodurri, 29-vjeç, ka vdekur pak minuta pasi u dërgua në spitalin Saint-Pierre në Bruksel.
Një person i dytë, Ortiz Spahiu, gjithashtu ishte pranuar në spital në një gjendje të rëndë, por ka mbijetuar, ndërsa i trenit Leonard Molla pati plagë më të lehta.
Ky i fundit u tha hetuesve se ai dhe shokët e tij ishin sulmuar nga Benard Dino. Sipas Leonard Mollës, Benard Dino ishte një tutor shqiptar që i detyrohej atij një shumë prej 500 euro. Por gjatë hetimeve, u zbulua se motra e Leonard Mollës sipas mediave vendase, ishte prostutë në emër të Benard Dinos.
Leonard Molla kishte argumentuar se ai dhe miqtë e tij nuk kishin angazhuar kundër Dinën, por ky i fundit ka pohuar të kundërtën.
Sipas tij, viktimat ishin të armatosur me thikë dhe e sulmuan atë. Ai pohoi se kishte arritur të kapte armën dhe e përdori atë në vetëmbrojtje.
Por përgjigjet telefonike kanë provuar të kundërtën. Autoritetet në atë kohë po përgjonin një numër të madh shqiptarësh në kuadër të hetimit të një organizate kriminale aktive në portin e Antwerp. Ishte e dukshme nga bisedat e tyre se i akuzuari “sulmoi” viktimat “për asgjë”.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...