Mes zyrtarëve të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të trafikut të drogës janë 5 efektivë policie dhe një prokuror. Sipas News24 bëhet fjalë për prokurorin Maksim Sota, i cili është në arrest shtëpie.
Operacioni po zhvillohet në disa shtete përfshirë edhe Shqipërinë, si në Mal të Zi, Spanjë e Itali.
Po ashtu mësohet se disa pasuri janë sekuestruar. Dyshohet se në shënjestër është vendosur një grup që trafikonte drogë e pastronte para teksa në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të shtetit që kanë shpërdoruar detyrën e kanë bërë korrupsion.
Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë Shqiptare, Agjencitë e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po ekzekutojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë e të DDA-së të Barit e – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga antari kombëtar i palës italiane, vendimin për caktim masash sigurimi të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 (nga këto per 10 persona ekzekutuar masa me pare) personave të dyshuar për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit te pasurive te dyshuara se rrjedhin nga te ardhurat e aktivitetit kriminal apo te ardhura te tjera te paligjshme, ne vlerë disa milion euro.
Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtoreve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve Pugliese në bordin e gomoneve oqeanike të fuqishme.
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë