Alket Hatija, i arrestuari i pak ditëve më parë (8 korrik) për llogari të Policisë italiane është cilësuar nga mediat e këtij vendi si lordi më i madh i drogës në Milano.
Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin me qëllim ekstradimin, duke e lënë me detyrim paraqitje 45-vjeçarin.
Gjyqtari që vendosi të lërë të lirë atë që Italia e kerkonte me ngulm si baronin e madh të drogës është Petraq Curi.
Mësohet se arsyetimi i përdorur nga ai për heqjen e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ka qenë, se i arrestuari Hatija e kishte kryer dënimin në Itali.
Nga ana e saj Prokuroria do të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Referuar të dhënave që citojnë Policinë italiane, 45-vjeçari i dënuar me 20 vite burg, akuzohet se ka transportuar në Itali sasi rekord droge.
Prej disa vitesh, Hatija ishte në ndjekje penale nga Drejtësia italiane dhe për këtë arsye ai fshihej në Shqipëri.
Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar 45-vjeçarin me 20 vite burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, në shtator të vitit 2015.
Media italiane Ansa, shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një shokun e tij.
Por një mundësi për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë i izoluar si me qenë në një bunker në Berat, i cili rruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...