“I konsideruar si një nga të pandehurit më të rrezikshëm të maksi-procesit kundër mafias shqiptare dhe më pas i dënuar me 9 vite burg do të mbahet mend për atë kërcënim në sallën e gjyqit: “Ata të dy do ta paguajnë shtrenjtë” duke hedhur vështrimin mbi prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz”.
Kështu nis një shkrim i gjatë i të përditshmes italiane “La Repubblica” i 5 janarit 2006 për Durim Keçin që pak ditë më parë u arrestua në Durrës. Lapsi.al sjell më poshtë të plotë shkrimin që prestigjiozja italiane i kushton shqiptarit, emri i të cilit u bë pjesë e fjalorit politik pas denoncimit të Lulzim Bashës që e lidhi atë me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste në zgjedhje. “La Repubblica” shkruan se kërcënime iu bënë në sallë edhe gjyqtarëve nga shqiptarët e arrestuar dhe të akuzuar në atë proces.
“Kërcënimet e shqiptarëve u morrin në konsideratë nga autoritetet që shtuan forcat e sigurisë për prokurorët dhe gjykatësit. Disa muaj më vonë çështja u mbyll jo pa polemika. Hetimet duhet të vijonin, por shqiptari Durim Keçi – lindur në Durrës (Shqipëri) në 07.09.1977, i njohur edhe si Gëzim Hajidini, lindur në Shqipëri më 20.03.1973 – u lirua nga burgu për shkak të përfundimit të kohës së izolimit. Pavarësisht rrezikshmërisë. Pavarësisht dënimit të rëndë. Pavarësisht kërcënimeve. Atij iu vu si detyrim që të qëndronte në Bolonja dhe sipas gjykatës nuk kishte rrezik arratisjeje. 48 orë më pas ai ishte tashmë në arrati. Askush nuk e di çfarë fundi ka pasur dhe ku është fshehur. Për të nuk është e vështirë të gjejë dokumente të reja dhe më pas për ka edhe një fluturim direkt nga Bolonja në Tiranë.
Por nëse për momentin ai ka nevojë për para mund të hyjë pa probleme në rrjetin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Lajmi, i klasifikuar dhe i rezervuar vjen në një moment kur klima e besimit te ky proces është e pakët. Gjykata e Chiavari ka djegur pothuajse të gjithë avokatët falas për të pandehurit nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për një aferë jo të vogël nëse është e vërtetë se totali i parcelave të zbuluara i kalon 5 milionë eurot. Kanë qenë më shumë se 100 shqiptarë në shënjestër duke bërë që shumë avokatë të përfshihen në këtë çështje. Kanë kaluar 1 vit e gjysmë me nga 4 seanca në javë, disa të zhvilluara në Milano për shkak të pamundësisë së “sallës bunker” në Xhenova. Tani ka ndodhur që shumë nga shqiptarët të deklarojnë pamundësinë e pagesës së avokatëve dhe gjykata është munduar t’ju gjejë një të paguar nga shteti. Dihet që fatura është e kripur, por dikush duhet të mendojë edhe për kërcënimet e bëra në sallën e gjyqit” – shkruante në atë kohë “La Repubblica”, citon lapsi.al.
Tentativa për arratisje nga burgu
Duke gërmuar në arkivat e medieve italiane gjetëm edhe një artikull më të hershëm të vitit 22 dhjetorit 2000. Në të bëhet fjalë se si Durim Keçi ka tentuar të arratiset nga një burg në Pisa. I mbërritur në Itali në mënyrë klandestine durrsaku ishte dënuar me 5 vite burg për zhvatje. Ai arriti që në 9 të mëngjesit të ngjitet në tarracën e burgut. Pasi kishte qëndruar aty për më shumë se 2 orë në shi dhe në të ftohtë gjysmë i zhveshur është hedhur nga tarraca, por është ndaluar nga rojet. Në spital tha se kjo ishte një protestë për të dënimin që i kishin dhënë.
Arrestimi në Durrës dhe akuzat
Durim Keçi ndodhet tani në pritje të ekstradimit. Ai do të vuajë dënimin me 9 vite e 7 muaj burg për kërcënimin që u bëri gjyqtarëve dhe prokurorëve në sallën e gjyqit. 42-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Genovës në 21 shkurt 2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale” dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...