Fenomeni i nepotizmit godet ashpër Qeverinë Rama 2 edhe në ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Në rrjetet sociale, dhe disa portale kohët e fundit po flitet gjithënjë e më shumë se vajza e gruas së Kryeministrit Rama, Linda Ramës, Rea, dhe Ministri i Europes dhe Puneve te Jashtëm – Genti Cakaj, janë në “bashkëjetes” si i thonë në Shqipëri, këtij lloj trendi.
Madje komentuesit të ndryshëm shkojnë aq larg me këtë “konpiracion”, sa thonë që Shqipëria, tashmë simbas tyre, është në dorë të Linda Ramës, ngaqë Gent Cakaj Ministri i përzgjedhur i Kryeminitrit të Shqipërisë Edi Ramës, i caktuar per te ushtruar (acting) postin e Ministrit të Europes dhe Puneve te Jashtëm te Shqiperise, vazhdon të ketë një lidhje te “fshehet” dashurie me Rea Xhillarin, vajzën e gruas së Edi Ramës, Linda Rama.
Për këtë në disa portale ka dhe hamendje, pikëpyetje, komente, madje edhe akuza të çdo lloji, përfshirë edhe ato per fenomenin e nepotizmit në Qeverin Rama 2.
Lidhur, keto, edhe me qëndrimin e Kryeministrit Rama, për të emëruar vitin e kaluar Gent Cakaj, në postin e Ministrit të Europes dhe Puneve te Jashtëm, e sidomos, ky rast është manifestuar haptazi, në këmbënguljen për ta bërë ministër “de facto” edhe pa dekret presidencial – post të cilin që ai edhe po e mbanë duke e promovuar atë si Ministër i Europes dhe Puneve te Jashtëm (Acting Minister for Europe and Foreign Affairs,
Madje, ka edhe dyshime se Ilir Meta – mund të kishte marr informacione nga shërbimet sekrete të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, për këtë lidhje “dashurie” mes Genti Cakaj me Rea Xhillarin, vajzën e gruas së Edi Ramës, por në opinionin publik dhe me diplomaci ai e lidhë mos dekretimin e Cakaj – me “codin e sigurisë” dhe si shprehej Meta se “profili i zotit Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, kishte mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi”.
Për këtë Kryeministri Edi Rama, e kishte sulmuar Presidentin Meta, për të cilin ai thoshte se po shkelte Kushtetutën dhe po godiste me atë rast qeverinë duke mos dekretuar Gent Cakajn – në postin e Ministrit të Jashtëm, ngase Ilir Meta mund t’i ketë sugjeruar Ramës, se “Genti Cakaj, “bashkëjeton” me Rea Xhillarin, vajzën e Linda Ramës, dhe se ky do të ishte një “skandal” mbasi shfaqet hapur fenomeni i nepotizmit në emërimet në qeveri dhe sidomos në atë më të përfolurin Ministrinë për Europën dhe Punët e Jshtëme,”
.“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1 000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! Ilir Meta me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu”, do të shkruante në reagimin e tij shumë të ashpër Rama në Twitter.
Më pas në këtë histori u përfshi edhe analisti dhe këshilltari personal i Edi Ramës, Baton Haxhiu nga Kosova, me pashaportë të Shqipërisë, të cilin komentuesit e quajnë shkesin ose mblesërin në këtë lidhje dashurie të Genti Cakaj nga Kosova me Rea Xhillarin, vajzën e gruas së Edi Ramës, në Tiranë.
Baton Haxhiu, e “sulmoi” në mënyrë të paprecedet në atë që ai e quajti : “Ja mesazhi im për Ilir Metën përpara se të bënte një gabim historik … “ duke bërë publike një letër që ai i kishte dërguar Presidentit të vendit, Ilir Meta, për mos dekretimin e Gent Cakajt, emrin e propozuar nga Rama për minister të Jashtëm. /gazetaimpakt/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?