Prej një jave, si në Kuvend ashtu edhe na foltorja e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërcënon me publikimin e disa dokumenteve mbi lidhjet e krimit me struktura shtetërore, të cilat sipas tij do të trondisin politikën e Tiranës.
Të njëjtën paralajmërim e bëri edhe gazetari i njohur Blendi Fevziu pak ditë më parë duke theksuar se po priste që t’ia vini në dispozicion dokumentet në fjalë.
E gjithë kjo nuk duket të jetë një legjende urbane, por një aksion i mirëfilltë i ndërkombëtarëve, të cilët tashmë duan t’i japin startin aplikimit të Reformës në Drejtësi në vend duke i nxjerrë “letrat hapur”.
Burime të sigurta bëjnë me dije për Albeu.com se dokumentet në fjalë do të vihen në dispozicion të medias nga partnerë të rendësishëm ndërkombëtarë, të cilat janë lodhur me zvarritjet e deritanishme të Vettingut në drejtësi, i cili do t’i hapte rrugën edhe një hetimi më të pavarur të lidhjeve të krimit me politikën në vend.
Në këtë mënyrë, do të tentohet që të bëhet fakt i kryer kjo lidhje përmes një presioni publik.
Mësohet se pavarësisht se kërcënon çdo ditë me publikimin e tyre, Basha nuk i ka në dorë këto dokumente, por vetëm është i informuar për ekzistencën e tyre dhe për një pjesë të përmbajtjes. /albeu.com/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...