Euro ka rënë në nivelet më të ulëta në histori duke u këmbyer me 117.08 lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë. Pak javë më parë monedha evropiane qëndronte në nivelet e 116.6 lekëve.
Por, nga një vëzhgim në terren i Top Channel shihet se shumë biznese kanë të afishuara kurset e tyre të këmbimit, ndryshe nga ai zyrtar, duke qenë gjithmonë poshtë nivelit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.
Edhe turistë të ndryshëm kanë raportuar për Top Channel se në pikat turistike eurot i kanë thyer edhe me 112 lekë.
Për ekspertët ky informalitet në ekonomi duhet ndalur.
“Organet tatimore duhet të bëjnë detyrën e tyre, pasi kjo nuk është përgjegjësi vetëm e politikës monetare. Duke qenë të sinkronizuara të dy institucionet i detyrojnë më shumë bizneset të jenë të përgjegjshme karshi vetes, karshi tregut dhe faturimit. Moszbatimi i atyre normave referuese ndodh në bizneset informale të cilët janë të prirur për të kapur opsionet e momentit, në mënyrë që të përfitojnë dhe maksimizojnë sa më shumë. Dhe natyrshëm nëse Tatimet kapin në flagrancë këto biznese informale ndihmon edhe politikën monetare. Sa më e ulët të jetë norma e këmbimit në euros ndikon në konsumin dhe aktivitetin e përditshëm të bizneseve”, tha Eduart Gjokutaj.
Shqipëria edhe pse ndjek një politikë deeuroizimi prej 5 vitesh, gjithmonë e më shumë shikon prezencën e kësaj monedhe në vendin tonë dhe në disa indikatorë si depozitat bankare, euro është monedha dominuese.
Pavarësisht përpjekjeve ende nuk është bërë e mundur arritja e objektivave të uljes së ndikimit të euros në ekonomi.
Gjithashtu remitancat që përbëjnë gati 10% të Prodhimit të Brendshëm, në 90% e tyre janë në euro, por edhe 70% e tregtisë së jashtme zhvillohet me vendet e BE.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag