Qeveria është duke vlerësuar ecurinë e kurbës së koronavirusit, në mënyrë që të marrë masa edhe për lehtësimin e kufizimeve.
Në një intervistë për RTV Ora, Ogerta Manastirliu tha se hapje e masave do të jetë si rrjedhojë e vendimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët vlerësojnë edhe situatën.
Pyetje: Kur do të lehtësohen masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit?
Ogerta Manastirliu: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe ne do të tregohemi të kujdesshëm me hapjen me pikatore të masave. Është duke u bërë një vlerësim i kujdesshëm i hapjes së masave që do të pasohet me masa të reja që do të vendosen. Plani është i aktualizuar, por është dinamik dhe do të ketë në mbështetje të tij shifra dhe statistika të cilat na duhet ti kemi përpara se të japim këto verdikte. Pra ditë pas dite duke vlerësuar si do shkojë ecuria e kurbës, si do jetë fluksi i pacientëve të spitalizuar, si do jetë mbarëvajtja e sistemit shëndetësor dhe mbi të gjitha si do shkojë ecuria e kurbës epidemiologjike ashtu do të vendoset edhe hapja e masave. Por edhe kjo hapje e masave do të jetë si rrjedhojë e vendimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve që vlerësojnë dhe rekomandojmë hapjen e masave dhe si është strategjia e hapjes së tyre, pasi çdo plan që realizojmë po e realizojmë bazuar në të dhëna dhe projeksione. Në këto momente duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vlerësojmë çdo moment.
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve