Qeveria shqiptare e pompoi me të madhe lajmin se i kishin ardhur në ndihmë Italisë duke marrë 20 refugjatë nga anija “Dicotti”. Por ditë pas dite duket se kjo lëvizje po shkon drejt dështimit.
Fillimisht ishte Bashkimi Europian që i tërhoqi vëmendjen Italisë se nuk mund të largojë pa dëshirë në Shqipëri qoftë edhe 20 emigrantë sepse është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.
E konfirmon tashmë edhe qeveria shqiptare me anë të zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda që tha në një intervistë për TCH se nuk ka një datë për mbërritjen e emigrantëve në Shqipëri.
“Nuk kemi një datë se kur do të vijnë refugjatët nga Eritrea që vendi ynë pranoi të merrte. Kjo më së shumti varet nga procedurat e shtetit italian, që do të vendosë për sjelljen e tyre në Shqipëri edhe në bazë të Konventës së Gjenevës për të Drejtat e Njeriut dhe natyrisht edhe pas intervistimit të refugjatëve dhe dakortësisë së tyre për tu strehuar në vendin tonë. Ky fakt ka sjellë një debat edhe mes vendeve të unionit, por ky është një problem i tyre”, – u shpreh Voda.
Ajo pranon që Shqipëria ka kapacitete të limituara për të pritur në të ardhmen refugjatë të tjerë, pavarësisht ndihmës nga vendet partnere dhe organizatat ndërkombëtare.
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...