Në aeroportin e Kukësit po punohet për zgjerimin e pistës ekzistuese si dhe për krijimin e hapësirave të sigurisë. Vitin e ardhshëm parashikohet të nisin dhe fluturimet.
Kjo portë ka qëndruar për shumë kohë mbyllur. Aty askush nuk lejohet të futej dhe pse aeroporti i Kukësit ishtë jashtë funksionit.
Objektet cilësoheshin të rëndësisë së veçantë dhe pranë tyre nuk mund të afrohej kush. Me nisjen e punimeve edhe rojet nuk bërtasin më. Kurse këto godina të vogla nuk do të ekzistojnë.
Mjetet e makinerive të rënda po zgjerojnë hapësirën ekzistuese. Do zgjerohet pista, por dhe sipërfaqet që shërbejnë për sigurinë e aeroportit deri në 30 metra.
Albert Seferaj, Inxhinier: “Ne kemi filluar me fazën e gërmimit dhe zgjerimit të pistës së sipërfaqes aktuale, planifikohen 1 milionë metër kub material”.
Është projektuar që aeroporti i Kukësit të ketë parametra e standarde me aeroportet ndërkombëtare europiane.
Punimet parashikohen të përfundojnë vitin e ardhshëm dhe përfshirë kohën e certifikimeve dhe lincensimeve fluturimet mund të nisin në shtator të 2020-ës. Deri atëherë duhet të shohim./ABC News Albania
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...