Trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas, 35-vjeçarit minoritar grek që u vra nga efektivët e RENEA-s në Bularat, ndodhet ende në morgun e spitalit të Gjirokastrës.
Paraditen e sotme në Bularat ka mbërritur policia gjyqësore.
Edhe pse familjarët kishin kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore nga Greqia një gjë e tillë mësohet se është kundërshtuar pasi ata kanë bërë kërkesë në prokurorinë e Gjirokastrës dhe çështja është përgjegjësi e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila dhe po heton çështjen.
Vendimi është marrë dhe për rrethanat në të cilat ndodhi.
Një ditë më parë u publikua videoja nga përleshja me armë në Bularat, ku Konstandinos Kaçifas qëllonte mbi policinë./ora news
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/282021035755222/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?