Pasi kanë parë mungesën e madhe të reflektimit të kryetarit të ngrirë, vendosmërinë e tij për të mos bërë garë të ndershme, kandidaturën e Eduart Selamit të cilit njësoj si dikur Maqo Larkrorit, po i shkruhet program nga këshilltarët e Bashës, kundërshtarët e tij në PD po përpunojnë idenë e ngritjes së një çadre përpara selisë blu.
“Kjo nuk do të bëhet vetëm për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda partisë, të ndryshme nga farsa që i’u organizua të ndjerit Olldashi, as vetëm për të bërë bilancin e kësaj humbjeje katastrofike, por mbi të gjitha për të penguar një proces të shpejtë dhe të trukuar që t’i japë mundësinë Bashës të shkojë në shator në qeveri me Ramën”, tha një nga mbështësit e kësaj ideje për Lapsi.al.
Megjithëse ideja ende nuk ka marrë konsensus të plotë sidomos pas prononcimit të fundit të Berishës që ishte dukshëm në favor të moslejimit të një gare të ndershme, një pjesë e mirë e grupit të kundërshtarëve të Bashës ka dhënë “OK” për të.
Arsyetimi është se një njeri që mbajti të ngritur për 3 muaj çadrën për zgjedhje të lira në Shqipëri, nuk mund tua mohojë atë antarëve të partisë së vet.
Më radikatët që mbrojnë këtë propozim kanë huazuar nga Basha idenë e prishjes së zgjedhjeve, thyerjes së kutivë dhe moslejimit të procesit.
Njësoj si Basha dikur ata kanë përvetësuar parrullën: “Zgjedhje me kryetar të ngrirë nuk do të ketë”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...