Google ADS

Kunati qëllon me sëpatë burrin e motrës

16:10 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Një konflikt i rëndë në familje që ka degjeneuar deri në përdorimin e sëpatës është shënuar dje në qytetin e Vlorës.

Policia thotë se Maksim Sadikaj 42 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, M.Sadikaj.

Në konfliktin mes bashkëshortëve ka ndërhyrë edhe kunati i 42-vjeçarit, Dashnor Begaj, i cili goditi me sëpatë burrin e motrës. Fatmirësisht Maksim Sadikaj pësoi vetëm lëndime të vogla dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje, Dashnor Begaj ishte larguar, por prej kontrolleve të ushtruara dhe prej reagimit në kohë të shërbimeve policore ditën e sotme është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Edhe Maksim Sadikaj është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme