Kunati i Kostandino Kaçifas, Vangelis Sakellaris ka folur për mediat greke duke thënë se 35-vjeçari mund të ishte larguar drejt Greqisë nga mali, por nuk e bëri. Sipas tij, Kaçifa vendosi që të kthehej në fshat dhe të dorëzohej.
Kunati, edhe pse nuk ka qenë në fshatin Bularat ditën e ngjarjkunaties, pretendon se 35-vjeçari Kaçifa u qëllua nga 15-20 metra kur ngriti duart lart.
Vangelis Sakellaris u shpreh për gazetarët grekë se Kostandino Kaçifa nuk vrau askënd, por shtoi se ishte në gjendje ta bënte nëse do të donte. Sipas tij, të shtënat e 35-vjeçarit ishin pa shënjestër.
Më tej ka thënë se Kaçifa donte të ndërtonte një kishë në fshat, por sërish pretendon se ishte vënë në shënjestër nga shqiptarët, që sipas tij, e konsideronin si nxitës të minoritarëve grekë.
Ashtu si të afërmit e viktimës, dhe kunati i qëndron variantit se familja Kaçifas u “terrorizua për 5 orë nga policia”. Madje, shkon më tej duke thënë se policia mori edhe dy thasë me arra dhe shegë që i kishte mbledhur më parë Kostandino Kaçifas.
35-vjeçari u vra ditën e dielë më 28 Tetor nga forcat RENEA gjatë shkëmbimit të zjarrit. Kaçifas ishte i pari që qëlloi me armë forcat e policisë dhe më pas tentoi të arratisej në kodrat e Bularatit.
Ndërkohë, trupi i Kostandino Kaçifas është dërguar ditën e djeshme në Mjekësinë Ligjore në QSUT në Tiranë për ekspertizë më të detajuar./tvklan.al
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...