Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli pas shkarkimit nga detyra të kreut të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.
Ai tha se KQZ-ja zbatoi ligjin dhe vendimi është i formës së prerë. Sipas tij, Kajmaku tashmë nuk është më kryetar i bashkisë së këtij qytetit.
Kume u shpreh në News24 se kryeministri, Edi Rama duhet të firmosë aktin shkarkimit dhe duhet t’i drejtohet më pas presidentit për të caktuar një datë zgjedhjesh në Vorë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: U mor një vendim nga KQZ për të hequr mandatin e kryetari të bashkisë Vorë. Kreu i KQZ tha se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, kjo çfarë do të thotë, Kajmaku ikën apo qëndron në detyrë?
Kume: Vendim është i formës së prerë. Zoti kajmaku nuk është më kryetar i bashkisë së Vorës. Kryeministri duhet të firmosë aktin e shkarkimit dhe të njoftojë pastaj Presidentin për të shpallur datën se kur do të bëhen zgjedhjet në Vorë. Në vlerësimin tim, ai që në këtë moment nuk është më kryetar i bashkisë. Ai natyrisht do të vijojë të ankohet.
Pyetje: Ju e konsideroni të drejtë këtë vendim në bazë të dokumentacionit?
Kume: Për mendimin tim KQZ kreu detyrën në zbatim të legjislacionit përkatës. Secili ka përgjegjësi për atë që ka bërë gjatë jetës së tij.
Pyetje: Nëse KQZ do të priste letër porositë nga Greqia për çështjen Kajmaku, kjo çfarë do të ishte?
Kume: Jo, KQZ nuk e ka në tagër, këtë nuk mund ta bëjë. Ligji i ka përcaktuar mirë gjërat. Është Prokuroria e Përgjithshme që vihet në lëvizje nga kërkesa e KQZ, dhe pas kësaj çfarë i vjen nga prokuroria, KQZ nuk mund të hetojë mbi besueshmërinë dhe atë që prokuroria prodhon.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...