Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro thotë se shqiptarët, kryesisht të Kosovës, por edhe Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, përbëjnë peshën kryesore të turizmit në vend.
Kumbaro u shpreh se ka një rritje të turistëve nga Kosova, pavarësisht se shqiptarët atje kanë përfituar liberalizimin e vizave.
“Unë mendoj, e para e thonë shifrat, por edhe si një njohëse jo e keqe e Kosovës, kam punuar si eksperte në disa projekte, por edhe për shkak të lidhjeve personale që kam me shumë prishtinali dhe kosovarë, e njoh jo keq. Këto elementët e Facebook-ut janë elementë folklorike, janë episode që nuk duhet të komentohen. E vërteta është që Kosova, dhe jo vetëm Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, pra mysafirët që ne na vijnë nga diaspora në përgjithësi, vazhdojnë të mbajnë pjesën e luanit. Ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë. E para, për lehtësi të komunikimit infrastrukturor. E dyta, për afërsi kulturore, gjuhësore dhe për lidhje miqësore. Pavarësisht se në vitin 2024, motrat dhe vëllezërit e Kosovës përfituan liberalizimin e vizave, kjo nuk ka sjellë një ulje të turizmit që na vjen nga Kosova. Edhe në shifrat e fundit të muajit nëntor, shifrat kanë qenë në rritje nga Kosova. Kjo zhumra që bën, më duket ose joprofesionale, ose dashakeqe. Nuk i vjen e keqja turizmit shqiptar, nga lëvizjet e flukseve të destinacioneve”, theksoi ai./abcnews.al
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës