Kumbaro: Nisim programin mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve

17:30 | 20 Nëntor 2024
E.G

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro ka njoftuar se kanë nisur programin e përbashkët mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve.

Kumbaro njoftoi se ky program është në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim dhe Kooperacionin Zviceran koordinuar dhe monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, shkruan Arbresh.info.

Sipas saj, do të sigurohen investime të rëndësishme në Durrës, Dibër, Korçë, Berat dhe Vlorën-Veriore që nga landfillet e mbetjeve urbane sipas standardeve europiane, landfille për mbetjet inerte, stacione transferimi, impiante të ndarjes së mbetjeve, qendra kompostimi apo investime në pajisje.

Kumbaro thekson se kjo është një infrastrukturë e tërë në shërbim të një përvoje të re, të përafruar me vendet e BE-së në menaxhimin e mbetjeve./Arbresh.info/

Të ngjashme