Google ADS

Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarëve 21 Nëntorin

18:56 | 21 Nëntor 2024
E.G

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro ka ndarë pamje nga Kisha e Shën Marisë në Bënjë të Përmetit.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo u ka uruar 21 Nëntorin të gjithë përmetarëve, shkruan Arbresh.info.

Sipas saj, kjo është një ditë e shënuar për të gjithë përmetarët që vijnë në pelegrinazhin e përvitshëm, në një nga fshatrat më të bukur të Përmetit.

“Me keto pamje nga Kisha e Shën Marisë së Bënjës , në Përmet dua të shënoj një datë të bekuar dhe t’ua uroj të gjithë përmetarëve

21 Nëntori është ditë e shënuar për të gjithë përmetarët që vijnë në pelegrinazhin e përvitshëm, në një nga fshatrat më të bukur të Përmetit”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme