Policia e Krujës ka njoftuar sot arrestimin e pesë personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve pasi zbuloi një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llampave.
Në mes të të arrestuarve janë dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pasi akuzohen se kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë.
Sipas njoftimit të policisë, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë nëKrujë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
“Në vijim të operacionit, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjencën policore, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit: H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit”, tha policia.
Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.
Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjësve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjës të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.
Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Organizimi i lojërave të fatit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...