Google ADS

Kultivoi kanabis në tre fshatra të Krujës, arrestohet një 27-vjeçar

10:25 | 2 Shtator 2023
E.K

Një 27 vjeçar në Krujë ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për kultivim droge.

Policia asgjësoi 305 bimë narkotike në tri fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë dhe Burrnes.

R. K., banues në Fushë-Thumanë, u procedua në gjendje të lirë pasi ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, ku një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Water gate”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme