Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se në kuadër të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimi dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike goditen dy raste të kësaj veprimtarie kriminale, gjithashtu goditet dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimi dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike goditen dy raste të kësaj veprimtarie kriminale, gjithashtu goditet dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.
Vihen në pranga 5 shtetas.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik.
Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në fshatin Luftinjë, Memaliaj.
Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, të cilën ky shtetas i posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., për veprën penale ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës së kultivimit të bimëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 38 vjeç, banues në Gjirokastër; T. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë dhe E. K., 47 vjeç, banues në Kuçovë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient të hapur, në afërsi të fshtatit Këllëz.
Gjithashtu
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, pasi ka tentuar kultivoj bimë narkotike në bahçen e banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...