Babë e bir kanë rënë në pranga, ndërsa është vënë nën hetim djali tjetër i familjes vetëm 16 vjeç për kultivim kanabisi në banesë.
Përmes operacionit të koduar “Processing”, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, realizuan arrestimin e Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale narkotike cannabis sativa, bimë narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Sipas policisë,, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Top Channel/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...