Kuksianët janë të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj takse për rrugën e Kombit, pavarësisht mënyrave të qeverisë për të justifikuar dhe diskutuar tarifat gjoja të ulura me qytetarët dhe grupet e interesit.Para pak minutash grupi organizator i protestës për taksën e Rrugës së Kombit kundërshton skemën e taksimit të rrugës së propozuar nga qeveria dhe janë të vendosur siç ata thonë kundër taksës dhe pazareve të qeverisë me PPP-të në dëm të interesave të qytetarëve.
Kundërshtimet e grupit organizator janë për faktin se Skema vjen si pasojë e gjykimit të njëanshëm pa diskutuar paraprakisht me grupet e interest dhe pa konsideruar mendimet dhe propozimet e tyre; Kjo skemë nuk e konsideron taksën si të padrejtë, por thjesht kamuflon mënyrën e pagesës; dhe Komisioni i qëndron kërkesës së mëparshme për taksë zero.
Qeveria prezantoi një ditë më parë paketën e negociuar për taksën në Rrugën e Kombit, e ndryshme për automjetet e vogla, autobusët dhe me lehtësira për banorët e Kukësit, por pritet të ketë sërish protesta. /Sot News/
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...