Google ADS

Kukësi proteston për lirimin e 11 protestuesve

08:51 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Qytetarët e Kukësit do të protestojnë sot në mbështetje të 11 protestuesve që vijojnë të jenë në paraburgim.

Protesta e thirrur dhe organizuar nga këshilli bashkiak i këtij qyteti do të mbahet para gjykatës së tyre në orën 11:00, shkruan oranews.

“Të nderuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në mbështetje të vëllezërve tanë të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018, Këshilli Bashkiak Kukës ju njofton organizimin e tubimit mbarëpopullor në datë 19 prill 2018, në orën 11:00, te sheshi para Gjykatës Kukës. Ju ftojmë të merrni pjesë”.

Të premten në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve.  Ndërkohë Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme