Google ADS

Kukës, ndërrojnë jetë gjatë lindjes nëna dhe foshnja

15:20 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Një 42-vjeçare dhe foshnja e saj kanë gjetur vdekjen gjatë lindjes në maternitetin e Kukësit, në orët e para të mëngjesit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se policia është njoftuar rreth orës 08.30 për ngjarjen. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit.

Ekspertët mjeko-ligjorë të ardhur nga Tirana dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes./Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme