Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku nisi një konflikt mes fqinjësh.
Autori, i cili është arrestuar nga policia dhe rezulton si person me precedent penal, dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur konfliktoi me fqinjin, të cilit i shkoi në banesë me armë zjarri duke qëlluar. Më pas dëmtoi mjetin e tij dhe të një shtetasi tjetër në lëvizje.
Policia ka ndërhyrë me urgjencë dhe ka arrestuar autorin, i cili nuk iu përgjigj thirrjeve për tu dorëzuar dhe tentoi të largohej. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.
Njoftimi i policisë
Reagimi në kohë i Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë pas një konflikti mes fqinjësh.
Kapet dhe neutralizohet në kohë rekord autori, i cili qëlloi me armë zjarri.
Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative, për një shtetas që po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi B. E. (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.
Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.
Shtetasi B. E., pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.
Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.
Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale. Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes./TCH
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...