I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore deri në orët e para të mëngjesit. Lartësia e borës në Shishtavec shkon deri në 15 cm dhe në
Valbonë 50 cm. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht përveç aksit Dushaj-Lekbibaj që është bllokuar përsëri gjatë natës.
Bëhet me dije se po punohet për hapjen e saj nga subjekti kontraktor. Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente ndërsa rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë qarkun. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Njësisë Administrative Malzi dhe Arrën, bashkia Kukës dhe Njësia Administrative Fierz, Lekbibaj dhe Tropojë e vjetër bashkia bashkia Tropojë. OSHEE po punon për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar. /abcnews.al
Hasani: Shqipëria përballet me kërcënime të vazhdueshme hibr...
Gazetarët rusë: Putin e uroi fshehtas Trumpin për fitoren e ...
Opozita në Gjeorgji vazhdon protestat kundër rezultatit të z...
Lista Serbe pret që administrata Trump të insistojë për them...
Përmbyllet certifikimi i zyrtarëve personalë të deputetëve t...
Eliot Bujupi realizon dy gola në fitoren e Stuttgartit në Yo...