Eduard Kukan akuzoi partinë më të madhe të opozitës në Shqipëri për bllokimin e reformës në drejtësi, të konsideruar të një rëndësie kyçe për ambiciet e aderimit të vendit në Bashkimin Europian. Koha është thelbësore, vëren ai.
“I kam bërë vazhdimisht thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament, në mënyrë që të ecet përpara me reformën e të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet që po vijnë”, tha Kukan.
Eurodeoputeti sllovak u tregua tejet kritik ndaj pozicionit të Partisë Demokratike në intervistën e dhënë “European Business Review”, ku thotë se veprimet e PD-së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit. Sulmi i tij verbal ka jehonë të shtuar duke qenë se bëhet fjalë për njërin prej anëtarëve më të rëndësishëm të Partisë Popullore Europiane, pjesë e së cilës është dhe vetë Partia Demokratike.
“I mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet që çojnë drejt implementimit të reformës në drejtësi. I kam bërë thirrje disa herë politikanëve në Shqipëri që të avanconin me krijimin e organeve të vetting-ut e të nisin zbatimin e reformës”, shtoi ai.
Këto komente u mbështetën dhe nga raportuesi zyrtar për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein. “Unë nuk mund të gjykoj nëse përpjekjet për bllokimin e reformës në drejtësi janë arsyeja e pozicionimit aktual të PD-së, por bllokimi i saj është padyshim një rezultat i këtyre lëvizjeve, sepse Parlamenti shqiptar nuk mund të procedojë me krijimin e komisioneve të vetting-ut”, u shpreh Fleckenstein.
Të njëjtin mendim ndan dhe eurodeputetja gjermane Susanne Melior, anëtare e delegacionit të PE-së për Shqipërinë, e cila këmbëngul se vendi duhet të shpejtojë ritmin e reformës në drejtësi, të konsideruar si elementi kyç për fillimin e negociatave të anëtarësimit.
Raportuesi për Shqipërinë ne parlamentin Evropian Knut Flekenstein deklaroi se nuk mund të gjykojë nëse përpjekja për të bllokuar reformën në drejtësi është një motivim për qëndrimin aktual të PD, megjithatë një reformë gjyqësore e bllokuar është padyshim pasoje e saj teksa parlamenti i Shqipërisë nuk mund të vazhdojë me vendosjen e komisioneve të vettingut.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të