E vërteta e atyre banorëve të Beratit që tentuan dy herë pa sukses të merrnin një shpjegim nga kryeministri, është se janë përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike.
Por, shpjegimin për ta Kryeministri vendosi ta japë në një sallë të mbyllur, ku asnjë prej të pranishmëve nuk kishte ndonjë ankesë të tillë, për faktin e thjeshtë se të gjithë janë rrogtarë shteti deri në nivelin më të lartë.
Praktikisht në një ambient komod si ky, Rama u sqaroi efektet fort pozitive të skemës së re të ndihmës ekonomike pikërisht ministrave Peleshi, Klosi, Gjiknuri, Ahmetaj, Qato, Nikolla, kryebashkiakëve të qarkut Berat, si edhe drejtorëve te administratës.
Kryeministri pohoi dhe gabimet e vogla në skemë, për të cilat faji i mbeti mungesës së ndjenjave në filtrimin e familjeve përmes sistemit elektronik. Por si shembull që godet është ai i qytetarit të keq, që nuk është më në skemën e ndihmës ekonomike, madje që refuzon dhe ofertën e kryeministrit për punë në privat, sepse ai do vetëm punë në bashki. Vallen e diskutimit e kapin dhe bashkiakët duke i dalë në shteg kryeministrit.
“E vërteta është që gratë rrinë në derën e bashkisë, kërkojnë punë në zyrë, ose kërkojnë përkrahje dhe nuk shkojnë të punojnë duke u justifikuar se kanë alergji”, tha kryebashkiaku i Skraparit, Nesim Spahiu.
“Ata që thonë nuk shkojmë në punë se kam alergji, kanë alergji nga puna”, ja ktheu Kryeministri Rama.
Takimi ishte për evidentimin e risive të shërbimeve publike online dhe të mbështetjes së fermerëve, ndërsa qytetarët i ndoqën nga transmetimi me regji qendrore apo ERTV udhëzimet që u komunikuan nga kjo sallë si urdhër i formës së prerë./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?