Google ADS

Kujdestarja dhunon fëmijën tek “Zyber Hallulli”

20:10 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Emisioni BOOM ka publikuar sot një video tronditëse.

Bëhet fjalë për një vogëlush, i cili qan në mes të rrugës dhe pretendon se është rrahur nga kujdestarja.

Fëmija vjen nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe thotë se është dhunuar.

Je jashtë se të ka rrahur zysha?

Fëmija: Po

Ku të ka rrahuar? A ju rrahin çdo ditë?

Fëmija: Vetëm sot më rrahu

Pamjet kanë mbërritur në redaksinë e emisionit BOOM nga një qytetare, e cila thotë se fëmija ishte dhunuar nga kujdestarja. Sipas saj vogëlushi i ka përmendur edhe emrin.

Nëse rasti verifikohet institucioni duhet të mbajë përgjegjësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme