‘Kujdes, plazh i rrezikshëm, mos notoni’!
Kjo është tabela që të bie menjëherë në sy sapo hyn në plazhin e Porto Novos në Vlorë. Por, pavarësisht se është quajtur apo cilësuar si një ndër plazhet më të rrezikshme, plazhi i Porto Novës është i mbipopulluar nga turistët vendas e të huaj, kryesisht ata me rulota.
Më së shumti ata që zgjedhin këtë plazh për të kaluar ditët e tyre të pushimeve janë italianë dhe gjermanë, shkruan Report.
Ata shprehen se janë të mahnitur nga bukuria e këtij vendi.
“Jam Mateo dhe vij nga Italia po bej nje xhiro. Për të ardhur në Shqipëri i kemi rënë nga Kroacia. Është një plazh i mrekullueshëm. Na e këshilluan. Këtu në Shqipëri kemi disa ditë dhe më pas të lëvizim në Mal të Zi, bullgari dhe më pas Itali” tha ai.
“Vijmë nga Ankona nga Italia. Kemi vizituar Greqinë, Maqedoninë, Bosnjën dhe ja ku jemi në Shqipëri. Kemi parë edhe Valbonën dhe ja ku jemi këtu në këtë plazh të bukur dhe të mrekullueshëm. Shqipëria më pëlqen shumë. Këtë vend nuk e njihnim. Është një plazh shumë interesant dhe i qetë. Çmimet janë shumë të lira. Jemi këtu prej 10 ditësh” tha një tjetër.
Plazhi i Porto Novës ndodhet vetëm 15 km larg qytetit të Vlorës. Është quajtur si një ndër plazhet më të rrezikshme për shkak të numrit të lartë të personave të cilët kanë humbur jetët në të. Sipas specialistëve kjo rrezikshmëri vjen nga dallgët e mëdha të cilat të tërheqin nën ujë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...