Kujdes me pishinat në Tiranë, janë burim sëmundjesh

18:20 | 12 Gusht 2017
Arbresh.info

Shumë qytetarë të Tiranës zgjedhin pishinat, si formë argëtimi dhe freskie e këtyre ditëve të nxehta.

Po mjekët vënë theksin tek rreziqet që mund t’ju kanosen nga frekuentimi i tyre.

Bruna Shiroka, drejtoresha e qendrës shëndetësore nr 3, u shpreh se klori tek uji i pishinave mund të provokojë shqetësime të ndryshme në lëkurë, ashtu si dhe shezlloni mund të kthehen në burim infeksioni.

“Qoftë një person me një problem të lëkurës, që të themi në thonjëza i “pakujdesshëm”, përdorimi i atij shezlloni nga një person normal, është shumë i ekspozuar ndaj atij problemi fillimisht të padukshëm, dhe kur bëhet i dukshëm është vështirë i kontrollueshëm. Sasia e shtuare klorit mbi vlerën reale të parametrit të caktuar nga ideja për ti mbrojtur ata që frekuentojnë pishinat, sjell probleme për lëkurën”, tha Shiroka për Report TV.

Mjekja Shiroka, jep edhe disa këshilla për t’u mbajtur parasysh gjatë frekuentimit të pishinave, duke vënë theksin tek higjena personale.

“Nëse do ruheshin rregullat, përdorimi i dushit para se të futesh në pishinë, për fëmijët e vegjël është më pak i këshillueshëm përdorimi i pishinës, pas pishinës këshillohet banjo trupi”, shtoi mjekia Shiroka.

Mjekët këshillojnë që të mos frekuentohen pishinat e mbipopulluara, pasi në këtë mënyrë shmangen edhe infeksionet që mund të merren aty. Për çdo shqetësim qytetarët duhet t’i drejtohen konsultave mjekësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme