Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë, 4 prej të cilëve janë me detyrë elektricistë dhe faturistë pranë OSHEE Kurbin.
Policia zbuloi në katin e parë të një banese, një lokal të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba, dhe një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Bushneshi”, u bë arrestimi në flagrancë i:
Lek Allamani, 54 vjeç, banues në Bushnesh, Kurbin
Taulant Baroka, 27 vjeç, banues në Arrameras
Gimi Hida, 43 vjeç, banues në Tetovë.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, kryer në bashkëpunim, pasi në fshatin Bushnesh, Kurbin, kishin përshtatur katin e parë të një banese ku kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu janë arrestuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, katër faturistët e elektricistët e identifikuar si:
Xhemal Danieli, 58 vjeç, banues në Bushnesh, më detyrë elektricist, Xhevalin Kaca, 56 vjeç, banues në Mamurras, me detyrë elektricist, Bib Gjergji, 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë përgjegjës në OSHEE Kurbin dhe Alfred Fufi, 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 506 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo dhe 58 kilogramë e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa.
Në këtë ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për bimët narkotike etj.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...