Qarkullimi i masave ajrore nga veri-veriperëndimi i Europës do të bëjë që territori i Shqipërisë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale por mbeten konstante vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në Ersekë deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja