Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira disi më të dendura do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar momente me pika shiu.
Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, ku vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të papërfillshëm./abcnews.al
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit