Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot në Shqipëri

07:22 | 23 Tetor 2023
E.H

Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit Lindor të cilat do të paraqiten me vranësira disi më të dendura.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë në pothuajse të gjithë vendin deri vonë në mbrëmje ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme