Në Shqipëri, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, më të theksuara në skajin verior.
E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...