Meteorolgu Akil Osmani nga Meteoalb ka dhënë më shumë informacion në lidhje me motin dhe temperaturat gjatë muajit qershor.
Ai shprehet se gjysma e dytë e muajit do shoqërohet me kthjellime, por nuk do mungojnë edhe reshjet me intensitet mesatar që mund të jenë në formën e rrebesheve në zona të veçanta.
“Këto reshjet të cilat po bien, janë me intesitet lokal. Janë reshje që pritet të marrin fund ditën e premte, pasi do kemi më shumë kthjellime në vend duke bërë që vranësirat e shumta dhe reshjet e pakta të shiut të spostohen në zonat përgjatë kufirit lindor. Dita e shtunë do jetë e dominuar nga kthjellimet duke bërë që zonat bregdetare të jenë në zotërimin e motit të kthjellët. Ato që do kenë vranësira të pakta janë zonat malore, por pa rrezikuar reshje.
Përsa i përket temperaturave, pritet të kemi një rritje graduale të tyre dukë bërë sërish që fundjava të sjellë temperatura deri në 30 gradë celcius. Të dielën në ultësirën perëndimore vlerat maksimale do shkojnë edhe 31 gradë celcius. Një rritje graduale do kemi edhe në vlerat e mëngjesit. Vlera minimale në zonat malore në mëngjes pritet të shënojë 11-12 gradë celcius ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 26-27 gradë gjatë kësaj fundjave.
Pritet që pjesa tjetër e muajit qershor të ketë më shumë kthjellime, temperaturat do kenë një rritje të tyre graduale, ku do ketë ditë që temperaturat do jenë mbi 30 gradë. Edhe pse kryesisht do kemi kthjellime, do të kemi ditë që do sjellin dhe vranësira, ku priten dhe rreshje që do jenë me intesitet deri në mesatar në zonat e veçanta ose rreshje të cilat do të jenë në formën e rrebesheve”, është shprehur meteorologu në një lidhje direkte me Ora News.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...