Kthimi nga plazhi “i pamundur”, krijohet trafik kilometrik në dalje të Shëngjinit

20:41 | 28 Qershor 2020
Arbresh Info

Dalja e menjëhershme e pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me fluks të lartë automjetesh në rrugën që lidh zonën turistike me superstradën.

Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 të së dielës (28 qershor) dhe vijon, duke krijuar shpesh herë dhe bllokim të qarkullimit.

Për të krijuar lehtësi në lëvizje, policia rrugore e ka devijuar qarkullimin në një rrugë dytësore përmes lagjes “Xhenjo”, që është rehabilituar dhe asfaltuar këtë vit

e cila do të shërbejë dhe për shfryrë sadopak trafikun gjatë sezonit të verës.

Për të orientuar drejtuesit e mjeteve si dhe për të normalizuar qarkullimin efektivët e policisë rrugore janë vendosur në disa pika kryesore.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme