Ka marrë përmasat e një tragjedia vjedhja e dy kasafortave nga 27-vjeçari Kristian Fusha në Tiranë Shqipëri.
Gjykata caktoi masën burg për 27-vjeçarin, pasi vodhi kasafortat e kunatës, ndërkohë që e fejuara e tij, Samanta nuk e ka përballur ngjarjen duke vrarë veten.
Abcnews.al mëson se e reja ka pirë fostoksinë.
Kujtojmë se Fusha dhe shoku i tij grabitën dy kasaforta nga shtëpia e motrës të së fejuarës së 27-vjeçarit nga Malësia e Madhe.
Fusha ka thënë në Prokurori se se ka vjedhur kasafortën e motrës të së fejuarës, pasi i duheshin para për të operuar këmbën.
Pas vjedhjes ai u largua për në Malin e Zi, ndërsa ka thënë se pasaportat dhe kasafortat i ka hedhur në koshat e plehrave në Shkodër.
Kristian Fusha u arrestua pasi se së bashku me një person tjetër ende në kërkim, 23-vjeçarin me iniciale M.N. kanë vjedhur një vlerë prej 100 mijë lekësh nga dy kasaforta në një banesë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...