Kthehet në kosh mbeturinash rruga Levan-Vlorë, Rama publikon pamjet

15:16 | 19 Shtator 2023
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet e një rasti të paprecedent, ku shumë qytetarë kanë hedhur mbeturina në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se kjo rrugë është kthyer në një “kosh plehrash nga disa të paudhë, njerëz pa skrupuj që lëndojnë atdheun e fëmijëve të tyre duke u sjellë si harbutë me shtëpinë e përbashkët”, përcjell Arbresh.info.

Tutje, Rama njofton se policia ka nisur gjobat për ata që vazhdojnë të bëjë veprime të tilla.

“Por s’do t’i lejojmë, Policia e Shtetit ka nisur ndëshkimet shembullore për kësi ndotjesh, ndërsa shumë shpejt ashpërsojmë gjobat për këdo që i shkon ndër mend ta trajtojë hapësirën publike si kazan ku të vërvisë nga dritarja e makinës ç’të dojë’, u shpreh Rama.

“Faleminderit punonjësve të Autoritetit Rrugor Shqiptar që kanë pastruar pisllëkun në këtë aks, dhe gjithë sezonin kanë qenë të përkushtuar në mbrojtjen e imazhit të Shqipërisë Turistike, imazh që s’do ta lëmë të cenohet nga pakica e papërgjegjshme”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme